E mban 5 ditë të lidhur me zinxhirë, 38-vjeçarja përdhunohet nga partneri

1 Tetor 2022 | 22:34

Një 38-vjeçare në Greqi ka përjetuar tmerr për për pesë ditë të tëra në Nea Joni.

Sipas mediave greke, partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë,ndërsa në të njëjtën kohë e abuzonte seksualisht.

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia, ku pas informacioneve të marra nga fqinjët gjetën dhe vendin ku mbahej e lidhur gruaja.

Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën, raportojnë mediat greke. 

I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila u dha disa sugjerime.

Burrat e DIAS-it kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë.

Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjetën dy armë zjarri.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual, dhe armëve pa leje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026