E Premtja e Madhe, Papa Françesku drejton ritet, sheshi ‘Shën Pjetër’ thuajse bosh
Në të Premten e Madhe të Pashkës, Papa Françesku kryesoi ritin “Rruga e Kryqit në sheshin Shën Pjetër, i cili ishte thuajse bosh.
Kreu i Vatikanit u lut që njerëzit të mos e humbasin rrugën e tyre mes problemeve të pandemisë, ndërsa në një rit të pazakontë mes pishtarëve ai dëgjoi tregimet prekëse të fëmijëve për pikëllimin dhe humbjen.
Për të dytin vit, për shkak të pandemisë, procesioni nuk mund të zhvillohej në vendin e tij tradicional, në Colosseum e Romës.
Shërbimi në arenën antike zakonisht tërheq mijëra pelegrinë, turistë dhe qytetarë italianë
Papa Françesku udhëhoqi gjithashtu ceremoninë “Pasioni i Zotit” në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke shënuar vdekjen e Jezusit.
Edhe në Jeruzalem, qindra besimtarë ecën përgjatë Via Dolorosa për në Kishën e Varrit të Shenjtë për të shënuar të Premten e Madhe.
Kisha ishte e hapur vetëm për adhuruesit që mbanin maska dhe respektuan distancën nga njëri-tjetri.
Një vit më parë, Jeruzalemi ishte nën një shtetrrethim të rreptë.
Stacionet e Kryqit në Via Dolorosa dhe ritet e tjera u lejuan të kryheshin vetëm nga grupe të vogla priftërinjsh, ndërsa në vitet e mëparshme dhjetëra mijëra besimtarë kanë qenë në Jeruzalem për të Premten e Madhe.
Këtë vit, Izraeli në sajë të ritmit të shpejtë të vaksinimit lejoi që së paku restorantet, hotelet kishat dhe sinagogat të jenë të hapura për besimtarët.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta