Edlira Gjoni: Jam dakord me fajet e opozitës, po mazhoranca qenka e pagabueshme këtu në Shqipëri?
Për gazetaren Edlira Gjoni, në vendin tonë po bëhet një retorike publike dhe politike e cila e nxjerr mazhorancën si të pagabueshme, duke fajësuar vetëm partitë dhe personazhet politike që janë në opozitë. Ajo thekson se përfundimi në të cilin ka dalë është shqetësues, pasi kjo lloj retorike është e dëmshme për Shqipërinë, e cila nuk duhet ta shohë më skenën politike të ndarë në mënyrë të prerë, kur njëra palë e ka gabim dhe pala tjetër ka gjithmonë të drejtë.
“Jam e shqetësuar për retorikën pozitive që është duke u ndërtuar rreth një pale politike, kushdo që është ajo në pushtet. Mua më ngjan me situatën absurde rreth 97-tës, sikur jemi duke parë ëndrra me sy hapur për një anë politike që qenka e pagabueshme. Nuk është e shëndetshme kjo. Shqipërisë nuk i bën mirë narrativa politike dhe publike që njëra palë e ka gabim dhe pala tjetër ka gjithmonë të drejtë”, u shpreh znj. Gjoni.
Edlira Gjoni renditi fillimisht disa pika të cilat i cilësoi si gabime të presidentit Meta, të ish kryeministrit Berisha apo të PD-së, kur kjo e fundit la Parlamentin dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale.
“Ajo që më shqetëson që edhe presidenti ka bërë gjëra të pahijshme apo të paqëndrueshme për pozicionin e tij. Edhe ish presidenti që ka kusuret e veta mbi kurriz. Edhe PD-ja ka bërë vetëvrasje politike me veprimet që ka bërë nga dalja nga Parlamenti apo mos hyrja në zgjedhje”, listoi ajo.
Për znj. Gjoni qëndrojnë të gjitha “gabimet” e renditura më lart, mirëpo ajo që e shqetëson është fakti se sipas saj, në vendin tonë është krijuar një mendësi sipas të cilës mazhoranca cilësohet si e pagabueshme.
“Po mirë, jam dakord me fajet e opozitës. Po mazhoranca Shën Mëri qenka këtu në Shqipëri? Që në 2013 e deri tani, asnjë gabim nuk bën kjo mazhorancë, ansjë faj nuk ka kjo qeveri? Pse e mori mandatin e tretë, na doli më e mirë se qeveritë nordike?”, u shpreh ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës