Egjipt, zbulohet varri 2,500 vjeçar me mbi 100 mumie
Autoritetet vendase njoftuan të shtunën se kanë zbuluar të paktën 100 sarkofagë antikë dhe 40 statuja të praruara në një varr masiv në pjesën jugore të kryeqytetit egjiptian, Kajro.
Disa prej sarkofagëve të varrosur më shumë se 2,500 vjet më parë, kanë brenda mumie të mbështjella me pëlhurën e tyre karakteristike.
Ministri i Turizmit dhe Antikitetit, Khaled el-Anany, tha se artefaktet do të dërgohen më pas në tre muze të ndryshëm në Kajro.
Zbulimi në nekropolin e famshëm është ndër zbulimet e fundit arkeologjike në Egjipt. Që nga shtatori, autoritetet kanë zbuluar të paktën 140 sarkofagë të mbyllur në të njëjtën zonë të Sakarës.
Siti në Sakara është pjesë e nekropolit të Memfisit, kryeqyteti i Egjiptit në kohët e antikitetit, ku ndodhet dhe Piramida e Gizës. Rrënojat e këtij qyteti janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO që nga 1970.
Egjipti ekspozon shpesh zbulimet më të fundit arkeologjike me shpresën për të ringjallur industrinë e turizmit e cila është dëmtuar nga trazirat politike që pas kryengritjes popullore të vitit 2011 që solli dhe rrëzimin e autokratit Hosni Mubarak.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta