Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

9 Shkurt 2024 | 20:38

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka mohuar se fillimisht kishte kundërshtuar lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar të Rafahut, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, e bindi për të kundërtën.

“Nga momenti i parë, Egjipti ka hapur pikëkalimin kufitar të Rafahut, nga ana e vet e kufirit, pa asnjë kufizim apo kusht dhe ka mobilizuar ndihmë masive humanitare dhe ndihmë tjetër”, tha lideri egjiptian përmes një deklarate për media më 9 shkurt, shkruan REL.

Një ditë më parë, Biden mori meritat se kishte bindur el-Sisin – të cilin gabimisht e quajti president të Meksikës – për të hapur pikëkalimin e Rafahut në mënyrë që të dërgoheshin ndihma për Gazën. “Bisedova me të. E binda që të hapte portën”, tha Biden gjatë një konference për media.

Në fillim të luftës, Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Gazë, duke u zotuar se nuk do të lejojë asgjë të hyjë në këtë territor derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lironin pengjet e marra gjatë sulmeve të 7 tetorit, sulme që nxitën luftën.

Izraeli vazhdimisht ka mbyllur pikëkalimin në Rafah, duke bombarduar pjesën palestineze të kufirit. U desh presion i madh nga SHBA-ja ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të pajtohej që të lejonte një numër të vogël të kamionëve me ndihmë të hynin në Gazë nga Egjipti.

Atëbotë, Egjipti vazhdimisht kishte deklaruar se dëshironte të hapte pikëkalimin dhe të lejonte dërgimin e ndihmës. Hezitimi i Egjiptit kishte të bënte më shumë me lejimin e një numri të kufizuar të njerëzve nga Gaza në tokën egjiptiane, duke shprehur frikën për një fluks të madh të regjugjatëve.

El-Sissi fajësoi Izraelin për vonesat në dërgimin e ndihmës në Gazë, duke përmendur sulmet izraelite të kryera në kufi. Kur ndaluan sulmet, tha ai, Egjipti riparoi pikën kufitare dhe lejoi dërgesat me ndihë humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026