Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik
Që nga data 1 korrik, Egjipti ka rihapur të gjitha resortet turistike dhe muzetë arkeologjike për turistet e huaj. Megjithatë, me virusin COVID-19 ende të pranishëm, turizmi i vendit mbetet në krizë.
Egjipti rinisi fluturimet ndërkombëtare dhe rihapi pikat kryesore turistike në të gjithë vendin, pas 3 muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19.
Mbyllja e aeroporteve dhe e vendeve historike u njoftua në mes të marsit, kur u morën masa për të ndihmuar frenimin e përhapjes së virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha publike.
“Ne hapëm një numër qendrash historike në qytete të mëdha. Numri më i madh i pikave të rihapura është në Aleksandria, pasi është një vend për njerëzit që të shkojnë me pushime verore. Kemi rihapur vendet historike në Kajro, si muzeun egjiptian në Tahrir, Piramidat në Giza, Çitadelën dhe pallatin Baron”, tha Ministri Egjiptian i Objekteve Antike, Khaled Al-Anany.
Turizmi në Egjipt përbën 5% të PBB-së së përgjithshme, ndërkohë që deri më tani, në luftën me coronavirusin ka regjistruar 68.311 raste dhe 2,953 vdekje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta