Ekonomi: Rritja e borxhit publik nuk do të sjellë rritje të taksave këtë vit
Sot Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat diskuton për emetimin e një eurobondi 650 milionë eurosh, ku një pjesë e tij – rreth 200-250 milionë euro – do të shkojë për të paguar borxhe.
Kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi, shpjegoi për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania se pritshmëritë afatgjata janë për një dalje të mirë nga kriza post-COVID-19, por që aktualisht situata kërkon zhvillime afatshkurtra.
“Kjo kërkon jo vetëm angazhim nga qeveria për ndërhyrje në ekonomi, por edhe nga sektori privat, që duhet të shohë si sfidë atë që po vjen përpara,” – tha Ekonomi.
Paralelisht me eurobondin, qeveria ka miratuar huamarrjen e 170 milionë dollarëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Gazetarja Mulaj e pyeti deputeten socialiste se me çfarë do të paguhen këto kredi, pasi sipërmarrësit dhe qytetarët i druhen faktit se huamarrjet do të shoqërohen me rritje të taksave.
Ekonomi u shpreh se deri më sot nuk ka të dhëna për rritje të taksave. Ajo tha se ky nuk është viti i parë i emetimit të eurobondeve, teksa iu referua institucioneve ndërkombëtare të financave të cilat thonë se Shqipëria ka ende mundësi për të përballuar rritje të borxhit publik.
Deputetja socialiste u shpreh se “këto argumente janë të mjaftueshme për të menduar se ky vit nuk do të sjellë rritje të taksave dhe tarifave”.
Në intervistën me gazetaren Mulaj, Ekonomi foli edhe për papunësinë. Ajo tha se vitin e shkuar shifra zyrtare e papunësisë ishte 11.2 për qind e popullsisë, shifër të cilën e ajo e cilësoi si më të ulëtën ndër vite.
Megjithatë përballë pyetjes se sa ka qenë shifra zyrtare e papunësisë gjatë 3 muajve të pandemisë, Ekonomi tha se “duhet pritur muaji korrik për të patur një shifër më të qartë”.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta