Ekonomia britanike në pikiatë, 20% kontraktimi në muajin prill
Ekonomia britanike u tkurr me 20.4 për qind në prill, kontraktimi më i madh mujor i regjistruar ndonjëherë, teksa Mbretëria e Bashkuar kaloi tërë muajin në bllokadë.
Zyra Kombëtare e Statistikave deklaroi se rënia “historike” ka prekur fusha të ndryshme aktivitetesh.
Kontraktimi është tre herë më i madh se rënia e regjistruar gjatë krizës ekonomike që ra në vitet 2008-2009.
Analistët thonë se prilli ka gjasa të jetë muaji më i keq, ndërkohë që në maj qeveria nisi lehtësimin e bllokadës.
Zyra Kombëtare e Statistikave publikoi gjithashtu shifra për tre muajt e mëparshëm, nga shkurti në prill, që treguan gjithashtu një rënie, ndonëse më të vogël në 10.4 për qind.
Ekspertët thonë se rrugët dhe zyrat e boshatisura, si dhe aktivitete të shumta të pezulluara çuan në një rënie kaq të thellë.
Të dhënat statistikore i shtohen presionit për të lehtësuar bllokadën më shpejt, por frika për daljen e sëmundjes nga kontrolli ka bërë që autoritetet të zgjedhin një proces gradual.
Në këto kushte ka edhe presion për Departamentin e Thesarit që të shqyrtojë hartimin e paketave ekonomike të shpëtimit, si ato të përgatitura në disa vende të Evropës.
Gjermania për shembull ka ofruar miliarda në një paketë për të ndihmuar familjet me fëmijë dhe blerësit e makinave me energji të pastër. Ndërsa Franca po i ofron fonde të mëdha shpëtimi industrisë së automjeteve dhe asaj ajrore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta