Ekonomia, Covid-19 dhe padrejtësitë racore, 3 çështjet mbi të cilat votuan amerikanët
Ekonomia, menaxhimi i pandemisë dhe padrejtësia racore kanë qenë janë çështjet kryesore mbi të cilat votuesit amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit 2020.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’, u diskutua se cilat çështja ishin më të rëndësishme për votuesit e republikanit Trump dhe ato të demokratit Biden.
Ekonomia ishte çështje kryesore për më shumë votues se çdo çështje tjetër, me 35 për qind të votuesve që e panë si më të rëndësishmen.
Prej tyre, 82 për qind mbështetën Trumpin dhe vetëm 17 për qind Bidenin. Një për qind kanë zgjedhur kandidatët e tjerë ose nuk ishin të sigurtë për votën e tyre.
Çështja e dytë më e rëndësishme për votuesit ishte pabarazia raciale, me 20 për qind të votuesve që e panë si më të rëndësishmen. Në këtë tregues, është Bideni kandidati më i preferuar me 91 për qind të votave, ndërsa Trump merr vetëm 8 për qind.
Shumë analistë amerikanë kanë deklaruar se nëse Trump nuk do të kishte qasja agresive ndaj shumë çështjeve sociale, fitorja e tij në zgjedhje do të ishte e sigurt.
Ndërsa në vend të tretë si çështja e më e rëndësishme për votuesit amerikane u rendit menaxhimi i pandemisë së Covid-19, ku sërish 82 për qind e votuesve preferuan qasjen e Bidenit dhe vetëm 14 për qind atë të Trumpit.
Megjithatë kur votuesit u pyetën në lidhje ndikimin e masave të koronavirusit në ekonomi, 52 për qind e votuesve thanë se kontrolli i pandemisë, edhe nëse dëmton ekonominë, ishte më i rëndësishëm.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec