Ekonomia evropiane, si do të ringrihet kontinenti i vjetër për krizës së pandemisë

26 Maj 2020 | 14:29

Komisioni Evropian po bëhet gati të bëjë njoftimin e madh për Fondin e Rikuperimit për të luftuar krizën ekonomike.

Por çfarë ka bërë Bashkimi Evropian deri tani për të ndihmuar vendet anëtare? Si përgjigje të parë, Komisioni lejoi përdorimin fleksibël të parave të mbetura në buxhetin aktual.

“Bëhet fjalë për para të vjetra, sepse ndodheshin në buxhetin e BE-së. Por një pjesë e tij do të kishte mbetur e papërdorur. Tani, me këtë nismë të re, këto para mund të përdoren dhe vendet anëtare të marrin fonde të reja”, deklaron Zsolt Darvas, analist pranë Bruegel Institute.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi në mars një program për blerjen e obligacioneve me vlerë 750 miliardë euro, që do të vazhdojë deri në fund të këtij viti. BQE e ka blerë borxhin e eurozonës edhe në të kaluarën, por në përpjestimin e duhur, në përputhje me GDP-në dhe popullatën.

“Shumë e rëndësishme në këtë proces blerjeje gjatë pandemisë është se nuk ka kufizime të tilla dhe BQE mund të blejë bonde të shteteve anëtare të Eurozonës”, thotë Darvas.

Në prill, Komisioni Evropian njoftoi fillimin e një programi që financon mbrojtjen e vendeve të punës në shtetet anëtare përmes një kredie.

“Përfitimi për shtetet anëtare mund të jetë që ato të marrin një hua shumë të lirë, mundësisht me interes zero, për shkak se BE mund të marrë një hua të tillë në aspekt afatgjatë”, sqaron Darvas.

Në prill, BQE njoftoi një skemë garancie prej 25 miliardë eurosh për të mbështetur sipërmarrjet e mesme dhe të vogla në Evropë. Kjo mund të gjenerojë deri në 200 miliardë euro kredi.

Mekanizmi Evropian i Stabilitetit ishte burimi kryesor për ndihmën që iu dha Greqisë me kushte shumë strikte. Në maj, ministrat e Eurozonës zgjatën afatin e fondit për të mbuluar krizën e koronavirusit.

“Kërkesa e vetme këtë herë është se vendet anëtare duhet t’i shpenzojnë këto para për kujdesin shëndetësor. Ato janë gjithashtu të kufizuara në 2% të GDP-së, është një hua shumë më e vogël”, thekson Darvas.

Deri tani, BE ka siguruar kredi të lirë për vendet anëtare.

“Nëse Gjermania përfiton nga lehtësirat e saj, atëherë shlyerja e huave nuk do të jetë një problem, por për disa vende anëtare që kanë një borxh publik shumë të lartë si Greqia, Italia, apo Spanja, shlyerja mund të rezultojë e vështirë”, shton Darvas.

Nëse propozimet franko-gjermane dominojnë dhe BE mund t’u japë grante vendeve në nevojë, kjo mund të përbëjë një ndryshim në reagimin e Unionit ndaj krizave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026