Ekonomia globale, OBEZH: Rritje 4.2% vitin e ardhshëm, Kina në pararojë

1 Dhjetor 2020 | 21:29

Parashikimi për ekonominë globale po përmirësohet pavarësisht se vala e dytë e epidemisë së koronavirusit ka prekur shumë vende të botës dhe teksa prodhimi i vaksinës po i afrohet realitetit. Kështu ka deklaruar të martën Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila ka nënvizuar se është Kina vendi që po udhëheq përmirësimin e situatës. Sipas parashikimit, ekonomia botërore do të rritet me 4.2 për qind vitin e ardhshëm dhe do të

“Për herë të parë që nga rënia e pandemisë, në fillim të 2020-s, kemi pakëz shpresë. Lajmet e mira për vaksinat kanë rritur shkallën e optimizmit dhe kanë zhdukur mjegullën e pasigurisë që na kishte mbuluar. Megjithatë, nuk kemi dalë ende nga errësira. Shumë vende po luftojnë me rikthimin e virusit dhe rivendosja e masave kufizuese po ul ngritjen ekonomike që kishte filluar”, tha Angel Gurria, sekretar i përgjithshëm i OBEZH.

Në tërësi, prodhimi i brendshëm global do t’i rikthehet niveleve që i paraprinë krizës nga fundi i vitit 2021, i udhëhequr nga një rimëkëmbje e fortë e Kinës, ka bërë me dije Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Por kjo do të fshehë variacionet e shumta mes vendeve, me prodhimin në shumë ekonomi që pritet të mbetet rreth 5% më ulët përpara niveleve të kohës së para krizës, në vitin 2022. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të kenë një kontribut më të ulët në rimëkëmbjen ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026