Ekonomia shqiptare mund pandeminë, edhe shpenzimet buxhetore brenda planit

16 Qershor 2021 | 11:38

Nga janari në maj në buxhet janë mbledhur 191.6 miliardë lekë, duke u rritur me 31 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar, kur në vend pandemia po krijonte pasoja të rënda në ekonomi.

Treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave flasin për rimëkëmbje të ekonomisë, ndërsa kontributin më të madh po e japin tregtia dhe prodhimi.

Nga të ardhurat tatimore ku përfshihen TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, taksat dhe kontributet deri në maj u mblodhën 98.8 miliardë lekë, ose 12 miliardë lekë më shumë se 5-mujori i vitit të kaluar.

Edhe tatimi mbi pagat raportohet me rritje dhe ndikim në këtë zë kanë dhënë deklaratat individuale vjetore me afat në Drejtorinë e Tatimeve.

Po ashtu edhe për kategoritë që marrin kompensim, është shënuar një ritëm i rregullt pagesash, si për ish-pronarët, ashtu edhe ish-të përndjekurit.

Për këta të fundit ritmi i kompensimit ka qenë më i shpejtë, edhe për faktin se për ta po ndahen këstet e fundit.

Nga ana tjetër edhe shpenzimet janë realizuar mbi pritshmëritë.

Ato arritën në 212 miliardë lekë, me një realizim në masën 97 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar flitet për rritje të tyre me 13 përqind.

LEXONI GJITHASHTU:

Banka e Shqipërisë: Lirimi i masave kufizuese ndikoi pozitivisht në ekonomi duke reduktuar efektet e pandemisë

Shtyrja e kësteve të kredisë, Banka e Shqipërisë sqaron vendimin e firmosur me Ramën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026