Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 7,5 për qind, FMN kundër amnistisë fiskale: Kujdes PPP-të!
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën përmbyllëse të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga 5% që ishte pritshmëria në prill, kur sa kishte nisur pandemia.
Fondi ka bërë thirrje për rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal. Gjithashtu, FMN është shprehur kundër amnistisë fiskale, ka kërkuar kujdes në menaxhimin PPP, ndërsa e konsideron korporatën e investimeve një risk i shtuar fiskal.
“Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.
Ritheksojmë thirrjen që kemi bërë për një proces të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike, përfshirë edhe partneritetet publike-private (PPP). Përdorimi i PPP-ve me propozim të pakërkuar duhet të vazhdojë të parandalohet”, thuhet mes të tjerash në përfundimet e FMN-së.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta