Ekonomia tkurret 8.4%, eksperti i ekonomisë: Janë diku te pesë vite të humbura si rezultat i krizës
Eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth tkurrjes së ekonomisë prej pandemisë, gje që e konsideroi si tregues se impakti i krizës është më i thellë nga ç’ishte parashikuar.
Stringa sqaroi se njësoj do të ndodhë dhe me rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021 që nuk do të jetë aq e shpejtë sa parashikohej.
“Do të na duhen rreth dy vjet, 2021 dhe 2022, do na duhen për të kapur këtë që kemi humbur në 2020, pra që do të thotë të kthehemi aty ku ishim në fillim të 2020”,- shpjegoi eksperti i ekonomisë teksa theksoi se në total do të jenë diku te katër apo pesë vjet të humbura si rezultat i kësaj krize.
Sa i përket shifrës prej 40% të shqiptarëve që mendohet se të zhyten në varfëri si pasojë e kësaj krize, Stringa tha se përveçse një shifër shqetësuese, kjo ka të bëjë edhe me strukturat ekonomike të vendit tonë.
Pyetur nëse premtimet elektorale të dhëna lidhur me ekonominë janë mënyra e duhur për të rimëkëmbur ekonominë, ai u shpreh se këtë çështje do të duhej ta ndante në dy elementë.
“Ne jemi në fazën e përmbylljes së buxhetit sa i përket vitit 2020, ashtu dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2021 dhe si rrjedhojë duke qenë se nevoja e ekonomisë është e lartë për mbështetje, ashtu dhe fuqia e buxhetit të shtetit është shumë e ulët”,- tha ai duke sqaruar kështu elementin e parë.
Z. Stringa apeloi gjithashtu që qeveria të bënte një rishikim të menjëhershëm të buxhetit.
“Kushtet që unë do kisha si prioritet për të pasur një diskutim janë këto: duhet buxheti i 2021 në vijim duhet të ketë një diskutim sa i përket risqeve reale që mbeten ende prezentë në ekonomi dhe të marrim masa për t’ju përgjigjur paparashikueshmërisë, duhet të marrim masat për një shikim në ulje të treguesve ekonomikë si rezultat i krizës, duhet të marrim masa për të lënë hapësirë për ndihmë ndaj sektorit të shëndetësisë, ndihmë ndaj shtresave në nevojë duke pasur parasysh dhe mekanizma më efikase dhe adresimin e çdo risku politik që vjen si rezultat i viteve elektorale si në përdorimin e fondeve publike po ashtu dhe sigurisë që i krijohet klimës së biznesit”,- përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Gjergj Buxhuku: Situata paraqitet e zymtë, tkurrja ekonomike më shumë se 10.2 për qind
Tkurrja e ekonomisë, Artan Hoxha: E kemi tepruar me masat e marra muajt e parë të pandemisë
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë: Tkurrja e ekonomisë në nivelin 2.5%
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta