Ekonomia u tkurr me 10.2%, karantina goditi rëndë tregtinë, turizmin dhe konsumin

30 Shtator 2020 | 20:28

Efekti i pandemisë, në kulmin e saj, gjatë tremujorit të dytë të vitit, e tkurri ekonominë me 10.2%. Mbyllja e aktivitetit tregtar dhe humbja e afro 60 mijë vendeve të punës ishin faktorët që i dhanë goditjen e fortë Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas INSTAT, tregtia, transporti, turizmi dhe aktivitetet profesionale ishin sektorët e prekur më rëndë, ndërsa bujqësia dhe tregu i pasurive të paluajtshme performuan me shifra pozitive.

Nga prilli në qershor konsumi final ra me 7,57%, ndikuar nga pasiguritë e individëve për të bërë shpenzime, edhe pse qeveria miratoi dy paketa për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve. Projeksionet ekonomike për këtë vit duken të jenë pesimiste, pasi në raportin e përditësuar për Shqipërinë, FMN parashikon tkurrje me 7.5 për qind.

Në datën 9 mars Shqipëria shënoi rastet e para me Covid-19, dhe si përgjigje të parë qeveria anuloi të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe evente të mëdha publike. Të gjitha baret, restorantet dhe klubet e natës u mbyllën, sikurse edhe palestrat, parqet e deri te kufijtë tokësore. Masat drastike dhe hedhja në qarkullim e 45 mld lekëve  si mbështetje sociale nuk arritën të reflektonin me shifra pozitive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026