Ekonomisti Stringa: Rritja me 4 deri në 8 për qind e varfërisë tregon dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare

1 Qershor 2020 | 07:33

Banka Botërore parashikon se shkalla e varfërisë mund të rritet në Shqipëri me 4 deri në 8 për qind nëse kriza post-pandemisë të zgjasë deri në 6 muaj, duke shtuar kështu njerëzit që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, ose ndryshe 165 dollarë në muaj.

Ekonomisti Azmi Stringa analizoi për Euronews Albania raportin. Ai tha se ky raport nxjerr në pah “dobësitë strukturore të ekonomisë sonë” dhe “aftësinë e ekonomisë shqiptare për të përballuar këtë krizë”.

Përpara krizës, rreth 39 për qind e popullsisë shqiptare jetonte në kushte varfërie dhe sipas skenarëve të BB-së ky raport pritet të shkojë nga 43-47 për qind.

“Fakti se edhe përpara krizës një numër shumë i lartë njerëzish jetonin në Shqipëri në kushtet e varfërisë ekstreme duhet të na shqetësojë shumë, duhet të na zgjojë vetëdijen se rritja ekonomike e këtyre viteve ka qenë në drejtim të zbutjes së varfërisë së pjesës më të madhe të popullsisë apo ka qenë e përqendruar në duart e vetëm pak njerëzve,” – u shpreh Stringa.

Nisja e muajit qershor nis dhe hapjen totale të pjesës më të madhe të aktiviteteve ekonomike e shoqërore, por ekonomisti Stringa tha se kriza e vërtetë do të ndihet tani.

“Tani do të shihet mënyra se si është ndikuar biznesi, por pavarësisht hapjes ne do të kemi problem themelor ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve, që do të thotë se edhe ne si qytetarë nuk do kemi sjellje të njëjta, nuk do bëjmë ato blerje që bënim më parë, nuk do të qëndrojmë si më parë në kafe, nuk do të mendojmë për pushime si më parë dhe do jemi më konservatorë,” – shpjegoi ekonomisti teksa shtoi se ndrydhjet e ngjashme do të jenë faktori kryesor që do të nxisë zgjatjen e krizës.

Sipas Stringës, raporti i Bankës Botërore për përqindjen e varfërisë nuk është zvogëluar prej vitit 2012-të.

Ndalja e thellimit të varfërisë kërkon politika të qarta ekonomike, politika gjithëpërfshirëse për daljen nga informaliteti dhe ulje të pasigurive shoqërore.

 

Lexoni gjithashtu:

Pandemia varfëron më shumë shqiptarët, dy skenarët e Bankës Botërore për vendin tonë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026