Ekskluzive/ Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, nuk flitet për datë negociatash

5 Tetor 2021 | 19:03

Samiti i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor rrezikon të jetë një zhgënjim tjetër për sa i përket procesit të integrimit pasi vendet mund të mos marrin dritë jeshile për përparim në rrugën europiane.

Në draft deklaratën e samitit i cili mbahet në datën 6 tetor në BRDO, Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk referohen më si vende kandidate për anëtarësimin por thjesht si partnere të Bashkimit Europian. Deklarata thekson se perspektiva europiane e rajonit është ende pjesë e axhendës por europianët nuk flasin më për afate dhe data për procesin e integrimit.

“BE konfirmon zotimin e saj për procesin e zgjerimit dhe vendimet e saj për të, të bazuara mbi reformat e besueshme të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritës”, thuhet në dekëlaratë.

Pak ditë më parë agjencia e lajmeve Reuters shkruante se Bashkimi Europian nuk nuk mund ta garantojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë. Reuters paralajmëronte se në samit nuk do të caktohet asnjë datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në deklaratë, vendeve të Ballkanit u kërkohet t’i dedikohen vlerave europiane si konsolindimi i demokracisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe media të pavarur. BE kërkon gjithashtu që partnerët, siç i quan vendet e rajonit t’i njohin kontributet e dhëna dhe t’i përmendin në publik

“BE deri tani është partneri më i afërt i rajonit, investitori më i madh dhe dhuruesi më i madh”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, deklarata mund të ndryshohet nëse vendet anëtare reflektojnë mbi vendimet e marra.

Sa i përket pandemisë COVID-19, në deklaratë thuhet se BE do të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina dhe e njëjta mbështetje do të ndodhë me ekonominë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026