Ekspertët e Bankës së Shqipërisë: Tkurrja e ekonomisë në nivelin 2.5%

29 Shtator 2020 | 05:23

Pasiguria për zhvillimet ekonomike të Shqipërisë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 mbetet e konsiderueshme.

Ky parashikim i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë është publikuar në Raportin e Stabilitetit Financiar, i cili ka marrë në analizë ecurinë e treguesve ekonomikë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

“Duke qenë se ecuria e pandemisë mbetet e pasigurt, nuk përjashtohet mundësia që sfidat me të cilat mund të ndeshet sektori bankar të thellohen”,- pohojnë ata.

Më tej, ekspertët e BSH-së shtojnë se është e nevojshme që kjo periudhë të shfrytëzohet nga bankat për të administruar në mënyrë të përshtatshme dhe transparente rreziqet e veprimtarisë, duke u përqendruar në rrezikun e kredisë.

Ndërsa duke u thelluar tek ecuria e ekonomisë në 6 muajt e parë të vitit, Raporti i Stabilitetit Financiar përmend tkurrjen e ekonomisë me nivelin prej 2.5%.

 Sipas këtij raporti, ekonomia botërore, por edhe ajo shqiptare, do t’i rikthehet normave pozitive të rritjes vetëm në vitin e ardhshëm, në 2021.

 

Lexoni gjithashtu: 

Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 7,5 për qind, FMN kundër amnistisë fiskale: Kujdes PPP-të!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026