Ekspertët shprehen se çelësi për parandalimin e varianteve të reja të COVID është vaksinimi
Vaksinimi i më shumë njerëzve globalisht do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja më të rrezikshme të COVID-19, thonë ekspertët.
Por, më pak se 1% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, sipas Universitetit të Oksfordit.
“Unë mendoj se duhet të shohim më globalisht sesa thjesht brenda kombeve tona dhe të shqyrtojmë se si po shkon përhapja e vaksinave nëpër botë,” i tha Euronews Dr. Simon Kolstoe, një pedagog i vjetër në kujdesin shëndetësor.
Ndërsa udhëheqësit e G7 u zotuan të ndajnë një miliard doza vaksinash, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi se duheshin më shumë vaksina.
“Kjo është një ndihmë e madhe, por ne kemi nevojë për më shumë, dhe ne kemi nevojë për to më shpejt. Më shumë se 10 mijë njerëz po vdesin çdo ditë”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ka doza të mjaftueshme të vaksinave në të gjithë botën për të ulur transmetimin dhe për të shpëtuar shumë jetë, nëse ato përdoren në vendet e duhura, për njerëzit e duhur. Punonjësve shëndetësorë dhe atyre më të rrezikuar duhet t’u jepet përparësi mbi ata me rrezik të ulët”, shtoi kreu i OBSH-së.
Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe.
Boris Johnson njoftoi të hënën se Anglia do të vonojë heqjen e të gjitha kufizimeve për katër javë të tjera për shkak të një rritje të rasteve me variantin Delta që u identifikua për herë të parë në Indi.
Tani, ai është lloji dominues i COVID-19 në Britani të Madhe dhe një studim i ri nga Shëndeti Publik në Skoci zbuloi se varianti gati dyfishoi rrezikun për shtrime në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Cilat shtete europiane kanë më pak kufizime për udhëtimet?
Shumica europianëve besojnë se vendi i tyre ka probleme me korrupsionin, zbulon sondazhi
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta