Eksperti i ekonomisë: Mund të rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh për Euronews Albania se rritja e çmimeve të hidrokarbureve erdhi si pasojë e rritjes së konsumit gjatë vitit të fundit.
Por, rritjen e çmimeve, z. Çoçoli e quajti abuzive, sepse sipas tij “ka të bëjë me atë që quhet mungesë elasticiteti të naftës, ku kemi ulje siç ndodhi në vitin e kaluar dhe rritje këtë vit”.
Eksperti shtoi se mund të rritet sërish çmimi i naftës në vendin tonë.
“Kam frikë që do të vazhdojë që çmim i i naftës të shkojë në 90 dollarë për fuçi. Duke mos parë efektin kontrollues të shtetit tonë kam frikë se do të ketë rritje të reja të çmimit të naftës në vendin tonë”, tha ai.
Z. Çoçoli theksoi se kompanitë duhet të respektojnë ligjin që të kenë 3 muaj rezerva me naftë në mënyrë që të mos ketë rritje, sido që të luhatet çmimi i naftës në bursë.
Ai shtoi se edhe insitucionet duhet të kontrollojnë kompanitë e naftës.
Çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur në muajt e fundit. Nafta është shtrenjtuar me 15 deri në 20 lekë për litër.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta