Karakaçi: Centrali elektrik me energji diellore në Karavasta mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë

28 Maj 2020 | 12:23

Kompania franceze Voltalia u shpall të mërkurën fituese e ankandit për ndërtimin e centralit elektrik me energji diellore në Karavasta.

Drejtor juridik në Ministrinë e Energjitikës, Enea Karakaçi, shpjegoi për Euronews Albania se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë, e cila përfiton një investim prej mbi 100 milionë eurosh, një mundësi për diversifikimin e sektorit energjitik, por edhe një çmim me ujdi për të siguruar furnizimin e sistemit.

Karakaçi tha se falë bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila vuri në dispozicion ekspertë të saj, ankandi u zhvillua me një nivel tejet të kënaqshëm, ku 5 kompani ndërkombëtare paraqitën ofertat e tyre për një central me kapacitet 140 MW.

Eksperti ligjor i Ministrisë tha se kompania Voltalia u përzgjodh fituese pasi paraqiti një ofertë prej 24.89 eurosh për MW, çmim ky i ulët, me të cilin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do t’i blejë për 30 vitet e ardhshme 70MW energji.

“Ky çmim është shumë i ulët në krahasim me rajonin dhe po aq shumë i ulët në krahasim me koston me të cilën OSHEE u blen aktualisht energjinë hidrocentraleve, që është diku te 55-60 euro për MW,” – tha Karakaçi i cili u shpreh se tashmë me centralin e Karavastasë dhe çmimin me ujdi të paraqitur ofrohet më shumv siguri për furnizimin e klientëve me energji.

Karakaçi tha se për Ministrinë diversifikimi i sektorit të prodhimit të energjisë mbetet kryesore.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbi 100 milionë euro investim, parku fotovoltaik i Karavastasë do të ndërtohet nga një kompani franceze

Rama rikthen hidrocentralin e Skavicës: Do ta ndërtojmë me forcat tona

Shqipëria do të prodhojë energji diellore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026