Eksperti i PD-së Dorian Teliti flet me shifra: Qeveria nuk e bëri detyrën e saj, ekonomia do bjerë në recesion
Pavarësisht pretendimeve të qeverisë e cila beson se ia ka dalë ta menaxhojë me sukses pandeminë globale të COVID-19, opozita nuk ka këtë mendim. Drejtori i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti u shpreh se, qeveria shqiptare ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa përkrahje dhe në mëshirë të fatit.
“Qeveria premtoi që do të paguante 176 mijë persona me pagën fikse me 40 mijë lekë, dhe premtoi se do ta kryente këtë brenda 2-3 javë, tani ka kaluar dy muaj dhe implementimi i kësaj pakete është akoma në zbatim në masën 60 për qind të saj. Qeveria sa herë bën paketat e reja, gjithmonë shprehet se kjo do të jetë paketa që do të rregullojë problemet. Në dy paketa ishte një premtim për pagesë të 113 mln eurove për ndihmë ndaj ekonomisë, biznesit të vogël, të madhit dhe shtresat në nevojë ishte paketë e pamjaftueshme dhe paketë jo gjithëpërfshirëse, sepse nuk u trajtuan të gjithë personat që kishin nevojë dhe u përjashtuan bizneset”, tha ai.
Ai u shpreh në “Ilva Now” se pandemia globale nxori në pah dobësitë e shtetit shqiptar, i cili sipas tij nuk zgjodhi të dalë në krahun e qytetarëve.
“Biznesi nuk gëzon një shëndet dhe kemi një ekonomi që ka një mijë e një probleme. Pandemia tregoi më qartë mosfunksionimin normal të ekonomisë dhe shtetit, të cilin ne e kemi quajtur shtet kartoni se nuk u shërben qytetarëve dhe bizneseve. Qeveria nuk ka në fokus qytetarët dhe bizneset. Kjo qeveria ka rritur taksat dhe ka abuzuar me paratë publike”, shtoi Teliti.
Më tej, z. Teliti theksoi se ekonomia shqiptare do të bjerë në recesion, ndërsa zbuloi planin e Partisë Demokratike se si ajo e mendoi t’i tejkalonte pasojat socio-ekonomike, të cilat u krijuan për shkak të karantinës.
“Ditët e para të pandemisë, kur dolën numrat e parë, pritej që do kishte një mbyllje të ekonomisë dhe jetës sociale. Ne që atëherë filluam të përgatisnim strategjitë e daljes dhe menaxhimit e krizës sociale. Çdo vend i prekur me coronavirus, do të bëjë hapa pas dhe kjo është e paevitueshme. Ne a do të kemi recesion? Do të kemi. Kjo varet nga aktorët e tregut. Njerëzit e thjeshtë a e bënë detyrën e tyre? Po, e bënë. Biznesi e bëri, qeveria nuk e bëri detyrën e saj dhe ne e kemi ngritur zërin. Në patëm kontakte me grupet e interesit. Kërkesat e tyre ishin të shumta. Ne ndërtuam një projekt që t’ia prezantonim qytetarëve dhe t’i kërkonin qeverisë për ta zbatuar sikur të ishim ne në drejtim të punëve. Bëmë edhe një përllogaritje dhe na dilte një faturë mujore afërisht në masën 90 milionë euro. Për këtë, ne ndërhymë edhe në rishikimin e buxhetit të shtetit, gjetëm të paktën një rezervë 260 mln euro, të fshehur dhe që flenë në buxhetin e shtetit”, theksoi Teliti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta