Eksperti Spaho rendit masat që duhet të marrë qeveria për të zvogëluar varfërinë

23 Korrik 2021 | 10:55

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, por dhe në Europë që ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht një minimumin jetik të popullsisë.

Për këtë çështje, eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria shqiptare ende nuk ka një strategji për zvogëlimin e varfërisë dhe nuk i ka të përcaktuara objektivat.

Ai nënvizoi se nëse në qeveria do të përcaktonte minimumin jetik, kjo do i detyronte institucionet shtetërore të merrnin një sërë masash, që sipas tij janë: rritja e pagës minimale, kostot për shtresat në nevojë që lidhen me energjinë elektrike, me ujin e pijshëm, mbështetje për shpenzimet shëndetësore, pagesa për papunësinë, rritje e asistencave sociale dhe kurse për riaftësim të qytetarëve.

Z. Spaho deklaroi se taksat janë shumë të larta në raport me vendet e rajonit dhe këto ndikojnë më shumë tek shtresa e varfër.

Avokati i Popullit në bashkëpunim me zyrën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, ka kryer një studim “për minimumin jetik në Shqipëri”, ku theksohet se minimumi jetik në vendin tonë për vitin 2019 është përafërsisht 17,875 lekë.

Kjo vlerë është 9,9 % më e lartë sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37,5 % më e lartë se pagesa e papunësisë dhe rreth 3 herë më e lartë se ndihma ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026