Ekzekutohet gazetari që nxiti protestat e vitit 2017 në Iran ku mbetën të vdekur 25 persona
Një gazetar në Iran është ekzekutuar të shtunën disa muaj pas kthimit në Tehran pasi ishte dënuar me vdekje, thonë autoritetet.
Gazetari 47-vjeçar Ruhollah Zam është dënuar për përfshirjen e tij në nxitjen e protestave ekonomike në vitin 2017 në vend.
Në qershor, një gjykatë e dënoi Zam me vdekje mbi akuzën e “korrupsionit në tokë”, një akuzë shpesh e përdorur në çështjë që përfshijnë spiunimin apo përpjekjet për të rrëzuar qeverinë iraniane.
Faqja e internetit e Ruhollah Zam, “AmadNews” një kanal i krijuar në aplikacionin e famshëm të për shkëmbimin e mesazheve Telegram, kishte shpërndarë oraret e protestave si edhe informacione turpëruese për zyrtarë të lartë.
Demonstratat filuan në vitin 2017 dhe përfaqësuan një ndër sfidat më të mëdha të qeverisë iraniane që prej vitit 2009, kur u mbajtën protestat e “Lëvizjes Jeshile”.
Shkëndija kryesore e nisjes së protestave në vitin 2017 ishte rritja e paparitur e çmimit të ushqimeve. Shumë besojnë se kundërshtarët e presidentit iranian, Hassah Rouhani, nxitën demonstratat e para për të ngjallur urrejtje publike ndaj presidentit.
Kompania e “Telegram” e mbylli kanalin e gazetarit pas ankesave të shumta të qeverisë iraniane se në atë faqe jepeshin udhëzime për krijimin e bombave me benzinë.
Zam, i cili u arratis nga Irani pas akuzave se po punonte me shërbimet e huaja të inteligjencës, i refuzoi akuzat se kishte nxitur dhunë përmes kanalit të tij në Telegram.
Gjatë protestave të 2017 në Iran u raportuan për 5,000 të arrestuar dhe 25 viktima.
Detajet mbi arrestimin e Zam janë akoma të paqarta. Më herët, shteti francez e ka kritikuar dënimin e tij me vdekje si “një goditje të fortë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Iran”.
Lexoni gjithashtu:
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta