El Niño ka nisur zyrtarisht, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një plan të ri veprimi për të parandaluar vdekjet e lidhura me temperaturat ekstreme, në të njëjtën ditë kur agjencia amerikane NOAA shpalli zyrtarisht fillimin e fenomenit klimatik El Niño në Paqësorin tropikal.
Sipas OBSH-së, gjatë katër viteve të fundit në Evropë kanë humbur jetën mbi 200 mijë persona për shkaqe të lidhura me valët e të nxehtit. Organizata vlerëson se shumica e këtyre vdekjeve mund të ishin shmangur nëse do të ishin zbatuar masa më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik.
Muaji maj i vitit 2026 dha sinjale shqetësuese për temperaturat rekord që mund të përjetojë Evropa gjatë verës. Për këtë arsye, OBSH ka prezantuar edicionin e dytë të Planeve të Veprimit për Shëndetin në Rast të Vapës (HHAP), me synimin për të përmirësuar gatishmërinë ndaj valëve të të nxehtit.
Kush rrezikohet më shumë?
Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare, respiratore, cerebrovaskulare dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Më të rrezikuar janë të moshuarit, foshnjat, fëmijët dhe gratë shtatzëna, por edhe personat me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara, punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, sportistët, pjesëmarrësit në aktivitete masive, migrantët, refugjatët dhe personat pa strehim ose me kushte të papërshtatshme jetese.
OBSH thekson se masat individuale, si konsumimi i shpeshtë i ujit dhe shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve më të nxehta, janë të rëndësishme, por të pamjaftueshme përballë ndryshimeve klimatike.
Organizata kërkon përmirësimin e infrastrukturës, duke nisur nga shkollat dhe vendet e punës, krijimin e hapësirave të freskëta në lagje dhe masa për të reduktuar efektin e “ishujve të nxehtësisë urbane”.
Gjithashtu, rekomandohet forcimi i komunikimit mes institucioneve të shëndetit publik, shërbimeve meteorologjike dhe qytetarëve përmes paralajmërimeve të hershme, aplikacioneve informative dhe përgatitjes së shërbimeve sociale e shëndetësore për përballimin e valëve të ardhshme të vapës.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi
Taylor Swift hyn në histori, pranohet në Songwriters Hall of Fame në moshën 36-vjeçare
- 18:02 Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
- 17:53 Dita e 13-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 17:50 Zbardhen detajet e aksidentit në Kamenicë, 76-vjeçari përplas nënë e bir me makinë, 3-vjeçari nuk i mbijeton plagëve
- 17:45 Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer
- 17:40 Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi
- 17:36 Taylor Swift hyn në histori, pranohet në Songwriters Hall of Fame në moshën 36-vjeçare