Elon Musk bëhet personi më i pasur në botë, tejkalon 185 mld dollarë

7 Janar 2021 | 21:20

Elon Musk është personi më i pasur në botë, teksa pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 185 miliardë dollarëve. Sipërmarrësi i Tesla dhe SpaceX ka kaluar para themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, i cili mbante titullin e personit më të pasur në botë që prej vitit 2017.

Kompania e makinave elektrike Tesla ka njohur një rritje në vlerën e saj ndërsa për herë të parë këtë të mërkurë, arriti vlerën e 700 miliardë dollarëve në treg, duke u bërë kështu më e vlerësuar se gjigandë të prodhimit të makinave si Toyota, Volkswagen, Hyundai, General Motors dhe Ford të marra sëbashku. Dhe është pikërisht shtatë-fishimi i vlerës së aksioneve të Teslës ajo që katapultoi Musk në vendin e parë.

Sipas vetë Musk, gjysma e pasurisë së tij ka për qëllim të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në botë, dhe gjysma tjetër do t’i shërbejë themelimit të një qyteti të vetë-qëndrueshëm në Mars, për të siguruar vijimësinë e jetës, në rast se Toka goditet nga një meteor, nëse ndodh Lufta e Tretë Botërore ose nëse vetë njerëzit e shkatërrojnë atë.

Ndërkaq, kalimi në vend të dytë i Jeff Bezos, duket se vjen për shkak se 4% e aksioneve të tij i kanë kaluar ish-bashkëshortes pas divorcit. Megjithatë, edhe për Bezos, viti i kaluar ka qenë fitimprurës, pasi pandemia e coronavirusit bëri që më shumë persona të blinin dhe të kërkonin shërbime online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026