Elon Musk mohon ngacmimet seksuale ndaj një stjuardese, bien aksionet e Tesla-s

21 Maj 2022 | 10:54

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka mohuar si “krejtësisht të pavërteta” pretendimet se ka ngacmuar seksualisht një stjuardesë në një avion privat në vitin 2016.

Business Insider raportoi të enjten se kompania e Musk-ut, SpaceX, pagoi 250.000 dollarë në vitin 2018 për të zgjidhur pretendimin për ngacmim seksual nga një stjuardesë e paidentifikuar e avionit privat, e cila e akuzoi Musk-un se e ka ngacmuar.

Për shkak të kësaj situate, aksionete e prodhuesit të makinave elektrike ranë me më shumë se 10%, duke humbur 66 miliardë dollarë.

Komentet politike për Musk-un mund të kërcënojnë, të dëmtojnë markën dhe shitjet e Tesla-s.

Musk ka shkruar në Twitter: “Ato akuza janë krejtësisht të pavërteta”.

Analisti i Guidehouse Insights, Sam Abuelsamid tha se pretendimet për sjellje të pahijshme seksuale të Musk-ut “kanë potencialin për t’i larguar njerëzit nga perspektiva e PR”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026