EMA aprovon dozën e tretë për vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’
4 Tetor 2021 |
19:41
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha të hënën dritën e gjelbër për vaksinën e tretë anti-COVID, duke rekomanduar që të aplikohet kryesisht tek njerëzit me një sistem imunitar të dobët.
Sipas njoftimit, vaksina në fjalë, që do të jetë e kompanive “pfizer” dhe “moderna”, do të mund të bëhet 28 ditë pas marrjes së dozës së dytë.
Vendimi i shumëpritur vjen pasi shtete të shumta anëtare të BE-së kishin nisur individualisht fushatat për dozën e tretë, që do të jepej 6 muaj nga marrja e dy të parave.
Më herët, EMA kishte deklaruar se fushatat e vaksinimit, përfshirë atë për dozën e tretë, ishin e drejtë ekskluzive e strukturave shëndetësore të vendeve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta