EMA deklaron se ‘mpiksjet e gjakut’ duhet të listohen si një efekt anësor “shumë i rrallë” i AstraZeneca
Pas konferencës së Agjencisë Europiane të Barnave, enti rregullator Europian ka vendosur se “mpiksjet e pazakonshme të gjakut” duhet të listohen si një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinës AstraZeneca. Gjithashtu, është cilësuar se këto efekte anësore nuk i perkasin nje gropmoshe apo seksi.
Kjo deklaratë vjen pas disa raporteve të shteteve Europianë që raportojnë tromboza të rralla por serioze duke përfshirë tromboza në sinuse të cilat krijojnë rrjedhje gjaku ne tru.
Për të gjitha këto arsye, për momentin, moshave nën 30 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar do t’i ofrohen një vaksinë tjetër, jo ajo e AstraZeneca, për shkak të riskut të trombozave në këtë fashë.
Në vazhdim, EMA ka theksuar se vaksina është e sigurt për përdorim, por puna do të vazhdojë për studimin e rasteve të rralla, të cilat janë të zakonshme në një shkallë kaq të gjerë vaksinimi dhe varen direkt nga reagimi imun i gjithsecilit.
Enti Europian gjithashtu ka theksuar faktin se efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është i provuar tashmë dhe të dhënat tregojnë që rastet e trombozës janë një rrezik minimal kundrejt përfitimeve të jashtëzakonshme në luftën kundër COVID-19.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta