EMA miraton vaksinën e modifikuar për Omicron

12 Shtator 2022 | 19:47

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e një doze të modifikuar të vaksinës kundër coronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech.

Kjo dozë përfshin mbrojtjen nga dy variantet e fundit të Omicron-it, teksa shtetet evropiane po tentojnë të fuqizojnë fushatat e imunizimit të popullsisë para dimrit.

EMA tha më 12 shtator se studimet laboratorike sugjerojnë se vaksina e kombinuar – që shënjestron virusin origjinal të sëmundjes COVID-19 dhe nënvariantet e Omicron-it BA.4 dhe BA.5 – duhet të shkaktojë një përgjigje efektive.

Kjo vaksinë e modifikuar pritet të jetë po aq e sigurt sa versioni origjinal, por agjencia tha se do të vazhdojë të analizojë atë, pasi të dhënat janë ende të kufizuara.

Më herët gjatë këtij muaji, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe miratoi përdorimin e vaksinës së modifikuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, versioni BA.5 i Omicron-it është përgjegjës për shumicën e rasteve me coronavirus në mbarë botën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026