EMA ritheksoi se përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” tejkalojnë rreziqet

23 Prill 2021 | 19:41

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sot pas një studimi të ri, ka ritheksuar pikëpamjen e saj se përfitimet e përdorimit të vaksinës anti COVID-19 AstraZeneca tejkalojnë rreziqet që mund të vijnë prej aj.

 “EMA ka rekomanduar vazhdimin e marrjes së dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca midis katër dhe 12 javësh pas marrjes të së parës, në përputhje me informacionin e produktit”, tha rregullatori evropian në një deklaratë.

“Bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat”, shtoi rregullatori.

Në vlerësimin e saj të ri, EMA ripërsëriti se përfitimet e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet, duke theksuar se janë “autoritetet kombëtare që duhet të konsiderojnë faktorë të tjerë dhe mënyrën e përdorimit më të mirë të vaksinave”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026