Emergjenca “energjetike” e tenderëve, KESH ble 1 mln euro pajisje, OSHEE e OST investojnë për mirëmbajtje
Një ditë para shpalljes së emergjencës energjetike, KESH shpenzoi 1 mln euro për blerje pajisjesh elektrike. Ndërkohë, OSHEE dhe OST kanë shpallur tenderë për mirëmbajtje softweri, kostoja e të cilave kalon 1.2 mln euro. Me vendim qeverie, këto shoqëri duhet të pezullojnë shpenzimet e panevojshme për të garantuar energji elektrike të pandërprerë.
Në datën 3 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi në një dalje të pazakontë për një krizë energjetike që ka prekur Shqipërinë, e që do të zgjasë disa muaj. Në emergjencë e sipër, qeveria shpalli brenda javës gjendjen e jashtëzakonshme, bashkë me planin për përballimin e situatës.
Në vendim, ajo detyron operatorët të shtrëngohen me shpenzimet, pasi do të nevojiten para për të blerë energji elektrike me çmim ta pazakontë. Por, 4 ditë pasi kryeministri ngriti alarmin, KESH shpenzoi 1 mln euro për blerje pajisjesh elektrike për Hidrocentralin e Komanit. Në të njëjtën ditë, OST shpalli të hapur garën për mirëmbajtjen e pajisjeve që menaxhon, duke vënë në dispozicion rreth 800 mijë euro.
Edhe OSHEE, kompania që ngarkohet me përgjegjësi direkte për të përballuar këtë krizë, prej 1 tetorit ka shpallur tender mirëmbajtjes software për fiskalizimin e faturave. Qeveria ka vendosur që deri në 15 prill të japë 200 mln euro garanci sovrane për këta operatorë, pasi gjendja e jashtëzakonshme e detyron të mbrojë familjet shqiptare nga kriza. Megjithatë, në këtë furtunë që na pret gjatë dimrit, edhe Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike Altax, po kërkon të rregullojë zyrat, duke vënë në dispozicion rreth 30 mijë euro.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta