Emigrantë të zhveshur në kufirin turko-grek, palët akuza për trajtim çnjerëzor

18 Tetor 2022 | 15:23

Zbulimi gjatë fundjavës i 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë ka shkaktuar akuza dhe kundërakuza mes  të dyja shteteve duke shtuar tensionet mes tyre. Pamjet të tilla janë dënuar edhe nga Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësi i qeverisë greke shprehet se kjo sjellje çnjerëzore është një turp për qytetërimin dhe udhëheqjen turke.

“Në vend që të fajësojë të tjerët për atë që po ndodh në territorin e saj, Turqia duhet të hetojë incidentin, të ndëshkojë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt dhe të respektojë detyrimet e saj sipas Deklaratës së Përbashkët me BE-në”, shtoi zyrtari i lartë grek.

Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Sepse kur i shtyn emigrantët, Greqia konfiskon gjithçka që ata  kanë, në mënyrë që  të mos kthehen më. Është krejt e natyrshme që Greqia, karta e së cilës është shumë e keqe për sa i përket shkeljes së ligjit ndërkombëtar, tenton të shpif ndaj Turqisë ndërsa numri i krimeve të saj shtohet”, u shpreh ministri turk.

Emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Siria, u gjetën pranë kufirit pasi kaluan lumin Evros me gomone. UNHCR bën me dije se mes tyre kishte edhe fëmijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026