Emigrantët e bllokuar në Teksas, i drejtohen Meksikës për t’u ushqyer

20 Shtator 2021 | 22:55

Disa qindra emigrantë nga Haiti, që kishin qëndruar poshtë një ure në qytetin Del Rio të Teksasit, janë përpjekur të sigurojnë ushqime dhe mjete të tjera duke udhëtuar për në shtetin meksikan të Koahuilës, duke kaluar në këmbë lumin Rio Grande.

Lëvizja e refugjatëve ka ardhur pasi autoritetet amerikane rritën masat e sigurisë në kufi dhe filluan t’i largonin ata nga zona, duke i kthyer madje në Haiti. Nga ana e tyre, emigrantët kanë deklaruar se kushtet poshtë urës së qytetit Del Rio ishin skandaloze dhe se mungonte ushqimi.

“Fëmijët po vdesin nga uria. Ka edhe shumë njerëz të sëmurë. Nuk na japin ushqim por vetëm një copë bukë dhe një shishe ujë në ditë”, shprehet një grua.

Në ditët e fundit, autoritetet amerikane i lejuan emigrantët të lëviznin nëpër lumin e cekët. Por të dielën atyre iu komunikua se nuk do të mund të ktheheshin në anën amerikane të tij nëse shkonin në Meksikë.

Kampi në Del Rio të Teksasit ishte përkohësisht strehë për 12 mijë emigrantë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar nga Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore për të arritur atje, me shpresën për të fituar azil.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026