Emigrantët shqiptarë sjellin rreth 1,1 miliardë dollarë çdo vit
Shqipërinë, këto 30 vjet, më shumë se çdo gjë tjetër e kanë mbajtur dërgesat e shqiptarëve në migrim. Sipas të dhënave të analizuara në emisionin ”Me pak fjalë”, në Euronews nga viti 1994 deri në vitin 2004 emigrantët kanë sjellë në vend rreth 5,8 miliardë USD.
Nga viti 1992 deri në vitin 2020: totali remitancave ka qenë rreth 30 250 miliardë dollarë mesatarisht për 28 vite, pra emigrantët kanë sjellë në vend rreth 1,08 miliardë dollarë çdo vit.
Në vitin 2007, remitancat përbënin 12 % të të ardhurës kombëtare dhe ishin 3 herë më të larta së investimet neto të huaja direkte.
Në një studim të bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, vlerësohet se 23% e familjeve në vitet 2014-2018 kanë përfituar nga remitancat, ndërsa vlera vjetore mesatare e këtyre dërgesave arrin në 2 mijë euro në vit për një familje.
“Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohen të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve”, thekson raporti i Bankës së Shqipërisë.
Njësoj, ata janë ende grupi i dytë më i rëndësishëm i turizmit në Shqipëri, pas shqiptarëve të Kosovës. Janë qindra mijëra emigrantë që vizitojnë Shqipërinë për pushime verore apo dimërore duke shpenzuar dhjetëra miliona euro çdo vit.
Mos harrojmë që turizmi arrin deri në 10-12 për qind të prodhimit të vendit. Qeveria paguan të paktën 100 euro në ditë për çdo pacient Covid në spitale
Këto shifra të rëndësishme ekonomike tregojnë se Shqipëria nuk mund të përparojë dhe zhvillohet pa kontributin e diasporës. Mundësimi i votës ndaj diasporës është domosdoshmëri për një komb dhe Shqipëri të fortë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së