Emigranti fiton 250 mijë euro në lotari, por s’merr dot paratë

15 Prill 2022 | 20:02

Një emigrant nga Algjeria që fitoi 250 mijë euro në një lotari me bileta gërvishtëse në Belgjikë, nuk po arrin të marrë shumën për shkak se nuk ka dokumente.

Çmimi është shumë i madh për t’u paguar në para në dorë dhe emigranti nuk ka dokumentet e nevojshme për të hapur një llogari bankare.

Një mik i tij që u përpoq të tërhiqte paratë, u ndalua me akuzën e tentativës për vjedhje.

Fituesi thotë se kërkon t’i përdorë paratë për të ndërtuar jetën në Belgjikë, raporton BBC.

“Kur të marr paratë, do të blej një vend ku të jetoj në Bruksel. Ndoshta dhe një makinë”, tha emigranti i paidentifikuar për gazetën belge ‘Het Laatste Nieuws’.

Gjithsesi së pari atij i duhet të gjejë një mënyrë për të tërhequr paratë.

28-vjecari nuk ka dokumente identifikimi të vlefshme dhe gjithashtu nuk ka leje qëndrimi raporton televizioni belg VRT.

Avokati i tij thotë se kompania e lotarisë nuk pranon të bëjë pagesën nëse nuk hap llogari bankare.

Një zëdhënës i kompanisë nuk specifikoi për AFP se cilat janë dokumentet që nevojiten për të tërhequr çmimin.

Emigranti u largua nga Algjeria katër muaj më parë. Ai udhëtoi me anije për në Spanjë.

Nga atje shkoi në Francë për të përfunduar më pas në Belgjikë.

Destinacioni i tij final ishte Mbretëria e Bashkuar, por tani kërkon të qëndrojë në Belgjikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026