Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmet iraniane: Përsërisin të drejtën për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi
Ministri i shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe ka hedhur poshtë justifikimet e Iranit për sulmet e tij me raketa në vendin e Gjirit.
Ministri i Jashtëm i Teheranit, Abbas Araghchi, akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për përfshirje të drejtpërdrejtë në operacionet ushtarake kundër vendit të tij gjatë një takimi të BRICS në New Delhi dje.
“Nuk e përmenda Emiratet e Bashkuara Arabe në deklaratën time për hir të unitetit. Por e vërteta është se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të përfshira drejtpërdrejt në agresionin kundër vendit tim. Kur filluan sulmet, ata as nuk lëshuan një deklaratë dënuese”, tha Araqchi, sipas Mehr News.
Në një deklaratë sot, ministri i shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Shaheen Al Marar, i hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Araghchi-t, duke thënë se ato ishin “përpjekje për të justifikuar sulmet terroriste iraniane që synojnë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kombe të tjera vëllazërore dhe miqësore në rajon”.
Ai theksoi më pas se Emiratet e Bashkuara Arabe rezervojnë “të gjitha të drejtat e tyre sovrane, ligjore, diplomatike dhe ushtarake për t’u përballur me çdo kërcënim, pretendim ose akt armiqësor”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta