Perëndimi s’beson për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën

18 Shkurt 2022 | 11:39

Shtetet Perëndimore vijojnë të shprehen se Rusia po krijon pretekste për të pushtuar Ukrainën, duke mos besuar se Moska po tërheq forcat ushtarake nga kufijtë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, akuzon Rusinë se po rrezikon paqen dhe po përdor diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

Krerët botëror mblidhen sot në Mynih në konferencën e përvitshme të sigurisë, dhe për herë të parë nga viti 1999 Rusia nuk merr pjesë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se nesër stërvitjet ushtarake do të mbikëqyren nga presidenti  Putin.

Kremlini ka bere me dije se me 20 shkurt përfundojnë stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026