Ende pasiguri mbi AstraZeneca në Britani të Madhe, raportohet për 30 raste me mpiksje gjaku

3 Prill 2021 | 14:05

Të paktën shtatë persona në Britani të Madhe humbën jetën për shkak të mpiksjes së gjakut, pasi u injektuan me vaksinën e AstraZeneca.

Lajmi u konfirmua nga Agjencia Rregullatore e Barnave në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave nga 18 milionë qytetarë që janë vaksinuar nga 24 marsi, 30 persona kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.

Ende nuk ka konfirmim nëse janë rastësi apo janë efekte anësore të vaksinës.

Sipas autoriteteve britanike përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet.

Megjithatë shqetësime për vaksinën e AstraZeneca vijon të ketë edhe në shumë shtete të tjera sikundër në Gjermani, Francë, Holandë dhe Kanada që lejojnë vaksinimin me këtë dozë vetëm personat mbi 60-vjeç.

Lexoni gjithashtu:

Holanda pezullon përdorimin e AstraZeneca për moshat nën 60-vjeç

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026