Energjia diellore ndihmon Evropën të shmangë çmimet e larta të naftës dhe gazit

1 Prill 2026 | 20:48

Çmimet e naftës dhe gazit në Evropë po rriten ndjeshëm për shkak të luftës ne Irani. Nafta Brent ka arritur 107 euro për fuçi, duke u rritur mbi 50% që nga fillimi i konfliktit, ndërsa çmimi i gazit TTF është rritur rreth 70%. Kjo e ka bërë marsin 2026 muajin me rritjen më të madhe mujore të çmimeve të gazit që nga shtatori 2021. Shkaku kryesor është mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 20% e furnizimeve globale me naftë.

Megjithatë, energjia diellore po luan një rol të madh në kursimin e kostove për Evropën. Sipas analizës së SolarPower Europe, përdorimi i energjisë nga dielli ka kursyer mbi 100 milionë euro në ditë që nga 1 marsi, dhe kursimet totale kanë arritur mbi 3 miliardë euro deri tani. Ekspertët paralajmërojnë se nëse çmimet e gazit mbeten të larta, kursimet në vitin 2026 mund të arrijnë deri në 67.5 miliardë euro.

Energjia diellore dhe era po ulin ndjeshëm ndikimin e lëndëve djegëse fosile në çmimin e energjisë elektrike.

Spanja ka dyfishuar kapacitetin e saj nga era dhe dielli që nga viti 2019, duke ulur ndikimin e gazit në çmimin e energjisë me 75%. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka arritur një rekord të prodhimit të energjisë nga era, mjaftueshëm për të furnizuar 23 milionë shtëpi në një ditë.

Në vitin 2024, Austria kryesoi si vendi me shkallën më të lartë të përdorimit të energjisë elektrike (90 përqind) – e udhëhequr nga 16 hidrocentralet e saj.

Suedia u rendit e dyta me 88 përqind, e mundësuar kryesisht nga era dhe uji, ndërsa Danimarka u rendit e treta me 80 përqind të energjisë së saj që vinte nga burime të rinovueshme.

Kjo u pasua nga Gjeorgjia (68.4 përqind), Portugalia (65.8 përqind), Spanja (69.7 përqind) dhe Kroacia (58 përqind). Malta u rendit e fundit, me vetëm 10.7 përqind të përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Ekspertët bëjnë thirrje që vendet e BE-së të vazhdojnë të investojnë në energji të pastër, të rrisin kapacitetet e ruajtjes së energjisë, në mënyrë që tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme të jetë i qëndrueshëm dhe i pavarur nga importet e shtrenjta të lëndëve djegëse fosile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026