Energjia elektrike në Gjermani, deri në 60 % më shtrenjtë vitin e ardhshëm 

16 Shtator 2022 | 20:31

Ndërmarrjet komunale gjermane për furnizimin me energji elektrike njoftuan sot se presin rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike në vitin e ardhshëm. Vlerësimet janë se çmimi mund të rritet me rreth 60 për qind, raporton HINA.

Sipas raportimeve, çmimet e energjisë elektrike aktualisht po rriten më ngadalë se çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndërmjet 30 dhe 60 për qind (në varësi të furnizuesit) në krahasim me periudhën para luftës në Ukrainë.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Furnizimit me Energji, Robert Habek (nga Partia e Gjelbër), çmimet e energjisë elektrike mund edhe të dyfishohen nëse qeveria nuk ndërhyn në treg dhe nuk kufizon marzhet e kompanive të energjisë.

“Nëse nuk ndërmarrim hapa vendimtarë dhe reformojmë menjëherë tregun e energjisë elektrike, çmimet mund të dyfishohen,” tha Habek. Megjithatë, ai mendon se situata mund të normalizohet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Aktualisht ka një debat brenda qeverisë federale për një ngrirje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike. Thuhet se kancelari Olaf Scholz (SPD) gjithashtu mbështet vendosjen e tavanit të çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe sipërmarrësit e vegjël.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026