Energjia po blihet 4-fish më shtrenjtë, kostot pritet t’i kalojnë konsumatorit

4 Tetor 2021 | 15:48

Të premten u mbyll ankandi i fundit për blerjen e energjisë për periudhën 4 deri në 10 tetor. Çmimi mesatar i një megavati të blerë rezulton 233 euro ose 13 mln euro për një javë, çmimi më i lartë me të cilin vendi ynë ka siguruar ndonjëherë energji nga tregu i lirë, teksa një vit më parë e njëjta sasi energjie u sigurua për afërsisht 50 euro.

Në bursën e Hungarisë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë arriti kulmin këtë të hënë në 192 euro për megavat/orë. Qeveria e sheh rritjen e çmimit të energjisë dhe rritjen çmimeve të konsumit si një fatkeqësi natyrore që po vjen drejt Shqipërisë.

Por disa ekspertë në vend thonë se nuk kemi të bëjmë me krizë energjetike, por me keqmenaxhim të sektorit, ku Shqipëria shet lirë dhe ble shtrenjtë.

Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës për sasinë e lartë të prodhimit të energjisë elektrike.

Nga burimet ujore, ajo siguron përmes HEC-eve, 90% të energjisë elektrike, megjithatë nuk arrin të mbulojë plotësisht nevojat e brendshme. HEC-i i Skavicës do të rrisë me 20% prodhimin vendas, por, për të mbuluar kostot e ndërtimit të tij, qeverisë do t’i nevojiten fonde.  Prej disa vitesh çmimi i energjisë për familjarët ka mbetur i pandryshuar në 9.5 lekë për kilovat orë, por me daljen kryeministrit Rama të dielën, faturat mund të ndryshojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026