Energjinë e shesim lirë, e blejmë shtrenjtë, në 2018 humbën 10 mln euro në treg
Shqipëria i druhet një krize energjetike këtë dimër, madje duke përgatitur skenarë për të ndihmuar popullatën ta përballojë atë. Ndryshe nga muajt e parë të vitit, kur kaskada e Drinit u tejmbush, sot prurjet e ujit janë në nivele minimale, madje edhe në krahasim me tetorin e kaluar.
Qeveria thotë se ka ngritur grup pune për të përballuar efektin e humbjeve nga paratë e buxhetit, duke premtuar të mbrojë shtresat në nevojë, ndërsa i njëjti grup mund të propozojë edhe rritje të çmimit.
Në fakt, rritja e çmimit të energjisë në bursë po na penalizon. Në ankandin e fundit OSHEE shpenzoi 13 mln euro, duke blerë me çmimin rekord 233 euro për megavat. Gjatë 5 viteve të fundit çmimi mesatar ka qenë 20 deri në 60 euro. Ndërkohë, në bursë çmimi ka arritur një tjetër nivel rekord këtë të enjte, 270 euro për megavat.
Bilancet tregtare përgjatë 5 viteve të fundit tregojnë se vendi ynë nuk arrin të sjellë fitime, pasi çmimi në blerje ka rezultuar më i madh se çmimi i shitjes. Madje, edhe në vitin 2018, kur Shqipëria kishte tepricë energjie, deficiti rezultoi 10 mln euro.
Partneri më i madh tregtar me të cilin Shqipëria shkëmben energji elektrike është Serbia, ndjekur nga Serbia, Sllovenia, Greqia e Çekia.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta