Enio Jaço rizgjidhet President i Dhomës Amerikane të Tregtisë
220 kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Enio Jaçon për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.
Dhoma Amerikane zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës 13 tetor 2021 zgjedhjet për lidershipin drejtues të saj në Asamblenë e Përgjithshme ku anëtarët votuan për të dytin vit radhazi përmes risisë së votimit elektronik online.
Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Dhomës publikuar në rrjetet sociale të AmCham, Jaço u shpreh: “Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që teklajojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”.
Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me një ekperiencë të thelluar profesionale në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik, në SHBA, Azi Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
Në dy vitet e fundit, Jaço ka denoncuar publikisht praktikat abuzive që pengojnë klimën e biznesit ndërsa ka orientuar bashkëpunimin e ngushtë të Dhomës Amerikane me Dhomën Departamentin Amerikan të Shtetit të Tregtisë duke ofruar modele bashkëkohore në mënyrën e të bërit biznes.
Në fjalën e tij ne Asamblenë e Përgjithshme, Jaço theksoi se në 2 vitet e ardhshme fokusi do vendoset në një bashkepunim më produktiv mes Qeverisë dhe institucioneve publike nga njëra anë dhe sektorit privat, për të përfituar më shumë nga lëvrimi i mundësive ekonomike.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta