Erdogan bind Vladimir Putin, nuk pezullohet marrëveshja e grurit

3 Nëntor 2022 | 12:21

Në fillim të kësaj jave Moska paralajmëroi se do të tërhiqej nga marrëveshja në shenjë hakmarrje ndaj Ukrainës, duke pretenduar se anijet e saj u sulmuan me dronë në Detin e Zi. Marrëveshja e grurit ishte ndërmjetësuar nga presidenti turk Erdogan.

Ai dha lajmin për ribashkimin e Rusisë gjatë një fjalimi në parlament, në Ankara.

“Pas diskutimit me zotin Putin, ministri rus i Mbrojtjes, z. Shoigu thirri ministrin tonë të Mbrojtjes Kombëtare dhe e informoi se dërgesat e grurit do të vazhdojnë siç ishte planifikuar më parë” u shpreh Erdogan.

Presidenti turk bisedoi me Vladimir Putinin menjëherë pas njoftimit se Moska do të tërhiqej.

Kremlini konfirmoi se Rusia ra dakord të ribashkohej me marrëveshjen me kushtin e garancive të sigurisë nga Ukraina.

“Federata Ruse beson se garancitë e marra në këtë pikë janë të mjaftueshme dhe rifillon zbatimin e marrëveshjes – nisma për transportin e sigurt të drithit dhe ushqimit nga portet ukrainase. Iniciativa e pezulluar pas sulmit terrorist në Sevastopol”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Bllokada ruse ka shkaktuar mungesa ushqimesh në botë dhe rritje të çmimeve, pasi Ukraina dhe Rusia janë ndër furnizueset më të mëdha në botë të drithërave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026