Erdogan dënon sulmin në darkën e Trump: Në demokraci, lufta zhvillohet me ide! Nuk ka vend për dhune

26 Prill 2026 | 12:24

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Erdogan ka dënuar sulmin teksa shtoi se në demokraci, lufta zhvillohet me ide dhe se nuk ka vend për asnjë formë dhune.

“E dënoj tentativën për sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Është fat që askush, përfshirë Presidentin Trump dhe gruan e tij Melania, nuk u lëndua.

Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune. I shpreh urimet e mia më të mira Presidentit Trump, gruas së tij, administratës amerikane dhe popullit amerikan”, shkruan Erdogan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026