Erdogan: Mbi 500 mijë refugjatë janë kthyer në Siri
Që nga viti 2016, mbi gjysmë milion sirianë, që kishin ikur për në Turqi për shkak të konfliktit në shtetin e tyre, janë thyer në Siri, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Që nga nisja e operacioneve tona ndërkufitare në Siri më 2016, rreth 526 mijë vullnetarë janë kthyer në zonat e sigurta që ne kemi krijuar”, tha Erdogan para parlamentit turk.
Erdogan në muajt e fundit ka thënë se ai po përgatitet që të kthejnë një milion refugjatë sirianë, në baza vullnetare, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai po ashtu tha se Ankaraja synon që të inkurajojë sirianët që të kthehen “në zonat e sigurta” në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, duke shtuar se të kthyerve do t’u ndërtohen shtëpi dhe infrastrukturë lokale.
Zyrtarisht, 3.7 milionë refugjatë sirianë jetojnë në Turqi.
Vetëm më pak se nëntë muaj para zgjedhjeve presidenciale, prezenca e refugjatëve sirianë në Turqi është shndërruar në çështje politike, veçanërisht në kohën kur Ankaraja zyrtare po përballet me një krizë ekonomike dhe monetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta