“Erdogan një diktator”, Draghi kritikon presidentin turk për sjelljen ndaj presidentes Von der Leyen
Kryeministri italian Mario Draghi e cilësoi presidentin turk Erdogan një diktator pas mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Ankara u la mënjëanë, duke mos u ftuar të ulej në karrige së bashku me Erdogan e Charles Michel.
Presidentja u ul më vete në divanin që ndodhej aty pranë.
“Absolutisht nuk pajtohem me sjelljen e Erdogan ndaj Presidentes von der Leyen … Unë mendoj se nuk ishte sjellje e përshtatshme dhe më erdhi shumë keq për poshtërimin që duhej të vuante von der Leyen. Me këto sjellje, le ti cilësojmë ata për atë çka janë në të vërtetë, diktatorë, me të cilët megjithatë dikush duhet të bashkëpunojë, duhet të jesh i sinqertë kur shpreh opinione dhe mendime të ndryshme”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i italisë.
Për atë çka ndodhi në Ankara, Turqia këmbëngul se u aplikuan të gjitha kërkesat protokollare të Bashkimit Evropian.
E pas reagimit të kryeministrit Draghi, Turqia thirri ambasadorin italian në Ankara dhe ministri i jashtëm turk në një postim në twitter kritikoi Mario Draghi që e cilësoi presidentin Erdogan një dikatator.
“Ne dënojmë me forcë retorikën e papranueshme populiste të kryeministrit Italian Draghi dhe deklaratat e tij të shëmtuara dhe të rrepta për Presidentin tonë”, u shpreh ai.
Edhe kreu i Këshillit Evropian Charles Michel u kritikua për sjelljen e tij në momentet kur duhej të uleshin, por falja e tij u mirëprit nga Komisioni Evropian.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta