Erdogan telefonatë me Putin, bisedime për armëpushim

28 Mars 2022 | 09:49

Të dielën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.

Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Putin, ku raportohet se ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë, presidenti Volodimir Zelenski ka deklaruar se Ukraina është e përgatitur të diskutojë me Rusinë miratimin statusit neutral.

Zelenski u shpreh se pushtimi rus ka shkatërruar edhe qytete që flasin rusisht në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani do të ishte një çështje kyçe në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump, ndërsa hipi në një aeroplan për...
15:16 | 27/07/2026

Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur

Pesë persona, përfshirë një fëmijë , u vranë në një sulm me dron ukrainas gjatë natës në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, njoftoi të hënën...
15:13 | 27/07/2026

Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori

Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm...
14:54 | 27/07/2026