Erërat e forta favorizojnë zjarret në Kaliforni, digjen mijëra kilometra katrorë
Autoritetet në Kaliforni mobilizuan helikopterët për të hedhur ujë mbi zjarret që kanë përfshirë kodrat e Luginës Napa, e famshme për verën e saj.
Mbi 2.500 zjarrfikës kanë luftuar me zjarret që nga rënia e tyre më 27 shtator, në afërsi të lokalitetit Kalistoga, rreth 120 km në veri të San Franciskos.
Deri të premten ishte vendosur nën kontroll vetëm 5 për qind e zjarrit.
Në tërësi flakët kanë shkatërruar 250 shtëpi dhe struktura të tjera, përfshirë shtëpinë e verës Bosuell dhe fabrikën e saj të fermentimit.
Vetëm për këtë fundjavë janë 52 mijë persona që kanë marrë urdhër evakuimi.
Ndërkohë, shërbimi meteorologjik kombëtar ka parashikuar erëra të forta gjatë së shtunës dhe së dielës, të cilat do të favorizojnë flakët.
Sipas meteorologëve fundjava e ardhshme do të shoqërohet me reshje të dendura shiu, gjë që u ka dhënë shpresë zjarrfikësve se mund të qetësojnë situatën.
Zjarret në Kaliforni kanë djegur një sipërfaqe prej 15 mijë e 800 kilometrash katrorë që prej janarit, më shumë se tre herë sa sipërfaqja e shtetit të Delauerit dhe më shumë se të gjitha herët e mëparshme.
Lexoni gjithashtu:
Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen vreshtat e verës
Zjarret në SHBA, Donald Trump mohon shkencën dhe parashikon ulje temperaturash
Zjarret në SHBA shndërrohen në çështjen kryesore të përballjes Trump-Biden
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta